Flash News

Ditari i Maxhorancës

Topalli me lëvizje të re politike, Spiropali 'thumbon' Bashën: Sharra e Lulit ngecur në gozhdën e Jozefinës

Topalli me lëvizje të re politike, Spiropali 'thumbon'
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Angazhimi i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, në një lëvizje të re politike në një kohë kur ish-kryeministri Berisha shprehu dëshirën për ta patur në listat e PD-së, ka ngjallur mjaft reagime në politikën e Tiranës.

Një tjetër personazh që nuk ka ‘shpëtuar’ pa e komentuar është edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka “thumbuar” kryedemokratin Basha, kur thotë se: “Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral.”

Sipas Spiropalit, arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene.

“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit.

Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.
Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene???? Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet????????????”, shkruan Spiropali.

Të fundit