Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tritoli në banesën e Dukës, Veliaj njoftohet ‘live’ në emision: Filma me Shijak, e kam kundërshtar jo armik

Tritoli në banesën e Dukës, Veliaj njoftohet ‘live’

Një sasi tritoli iu vendos dje kreut të FSHF, Armand Duka, para portës së shtëpisë. Ngjarja erdhi fill pasi federate publikoi një audio-përgjim ku kryebashkiaku Erion Veliaj, iu bënte presion përfaqësuesve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, për zgjedhjet brenda federatës që synonin ‘eliminimin’ e Dukës.

Kryebashkiaku Veliaj ishte duke dhënë një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin e tij “Të Paekspozuarit”, kur gazetari i komunikoi lajmin e tritolit. Fillimisht, Veliaj e konsideroi  “filma Shijaku”. Ishte analisti Arian Curri i cili e cilësoi një situatë të rëndë dhe pyeti kryebashkiakut, nëse mund t’i kërkonte prokurorisë dhe policisë, që të siguronin jetën e Dukës.

Veliaj i bëri thirrje instancave përkatëse të siguronin pamjet filmike dhe të mbronin Dukën e familjen e tij, por mohoi të ketë lidhje me ngjarjen në fjalë duke e etiketuar atë si një armiqësi mes Dukës dhe bandave të Shijakut.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Konfirmohet që kanë vënë dinamit në shtëpinë e Armand Dukës.

Veliaj: Ee këto filmat  me Shijak tani.

Rakipi: Jo, jo është lajm i vërtetë.

Curri: Është e rëndë. Kjo është e rëndë. Duhet t’i bëjmë thirrje Projurorisë dhe Policisë të sigurojë jetën e z. Duka.

Veliaj: Absolutisht po. As nuk diskutohet. Duhet të ndajmë moralin e tij me armiqtë dhe bandat e Shijakut. Dhe është problemi i vetë ç’punë kemi ne.

Curri: Bandat e Shijakut nuk do ta godisnin në periudhë zgjedhore.

Veliaj: Nuk jam këtu të zgjidh problemet e Shijakut. Urgjent policia, prokuroria të sigurojë kamerat. Ai kundërshatri im jo armiku im. I bëj thirrje policisë, SHISH të gjithë strukturat ligjzbatuese në Shijaka po ku është rasti konkret. Zotërisë t’i garantojë jetën .

Rakipi: Vetëm nëse e ka vënë ndonjë pala juaj për të shpëtuar.

Veliaj: Unë nuk kam palë. Jam në Tiranë.

Të fundit