All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

“Trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë”/ Emocionet apo orët e vona, cili është ‘fajtor’ për gafat e Muzhaqit?

All - Paragraf - 1

“Trup i shëndoshë në mendje të

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur për herë të parë në foltoren e Kuvendit pas nisjes së legjislaturës së re dhe shpalljes së qeverisë.

All - Paragraf - 3

E ndikuar ndoshta nga emocionet ose për shkak të orës së vonë, Muzhaqi nuk i rreshti gafat gjatë fjalimit para deputetëve dhe ministrave të Kuvendit.

Gafat e ministres kanë shkaktuar të qeshura në radhët e Partisë Demokratike. Deputeti Agron Gjekmarkaj nuk e ka ndalur dot të qeshurën, teksa Muzhaqi e ka kritikuar për sjelljen e tij.

Gafat e ministres Muzhaqi gjatë fjalimit:

Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua.”

Fëmijët janë e ardhmja e Shqipërisë dhe vetëm ata mund ta ngrijnë këtë vend në lartësinë që ne mendojmë që ky vend meriton. Prandaj ne si qeveri dhe ju zotëri që qeshni (i drejtohet deputetit Gjekmarkaj) si parlament, kemi për detyrë të kërkojmë më shumë nga vetja.”

“Ne kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për t’u zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetuar, të qytetëruar.”

Fjalimi i cili që në nisje u diktua nga gafat ministres, përfundoi po njësoj me gafa. Në përfundim të fjalës, pak para se të largohej nga foltorja Muzhaqi tha trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë.”

Të fundit