Flash News

Ditari i Maxhorancës

"U ankua" pse reagoi për vjedhjen e të dhënave nga TIMS, Wisner i troket Ramës në zyrë

"U ankua" pse reagoi për vjedhjen e të dhënave nga

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të SHBA-së në Shqipëri, David Wisner. Pas takimit në një njoftim në faqen zyrtare të selisë diplomatike amerikane në Tiranë theksohet se fokusi i bisedës ishte te raportet mes dy vendeve dhe zhvillimin më tej, por edhe Ukrainën.

“I Ngarkuari me Punë David Ëisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Ëisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve” thuhet në njoftim.

Mesa duket tema e vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS nuk është përmendur.

 Pak ditë më parë, Rama shprehu habinë duke thënë se nuk e kuptonte se përse i ngarkuari më punë i SHBA-së në Tiranë kërkoi hetime lidhur me denoncimet për të dhënat e sistemit TIMS dhe nuk takoi vetë atë por ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

“Është një histori e nxjerrë dhe e manipuluar nga njerëz që kanë humbur pushtetin nga ato të dhëna në Policinë e Shtetit, nuk ka asnjë shqetësim. Nuk jam në dijeni të SHBA, s’e kuptoj pse e ka bërë këtë deklaratë duke qenë se me ta i kemi dhënë sqarimet, ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se në përpjekje për të bërë backup ka dalë që s’ka bërë backup”, tha Rama.

Të fundit