Flash News

Ditari i Maxhorancës

U lënduan në protestë, MSH: Lënë spitalin 15 policë dhe dy protestues, përveç efektivit që rrezikon njërin sy

U lënduan në protestë, MSH: Lënë spitalin 15
Pamje nga protesta e 9 dhjetorit, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha

Sipas të dhënave zyrtare, 16 policë dhe 2 protestues mbetën të plagosur nga protesta e djeshme e qytetarëve pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Shëndetësisë njofton se 15 nga policët e dëmtuar dhe 2 qytetarët kanë lënë tashmë spitalin.

Ndërkaq, njëri prej efektivëve, një 36 vjeçar me inicialet F.A., i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit rëndë të njërit sy.

“Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë”, thuhet në njoftimin e MSH.

Mësohet se, punonjësi i policisë ishte dëmtuar gjatë protestës së djeshme me xham në sy.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, gjatë mbrëmjes së djeshme, deri pas mesnate, kanë marrë shërbim në spitalet universitare të Tiranës 16 të lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Janë trajtuar 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime serioze të syrit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet F.A., 36 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit të rëndë në sy.

Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.

Ndërsa të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, pas trajtimit mjekësor”, thuhet në deklaratën e MSH.

Të fundit