Flash News

Ditari i Maxhorancës

U lirua nga detyra, Helidon Bendo merr postin e këshilltarit të Ramës

U lirua nga detyra, Helidon Bendo merr postin e këshilltarit të

Helidon Bendo nuk do të jetë më kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit. Dekreti për largimin e tij nga SHISH është firmosur nga presidenti Begaj.

Pas daljes së lajmit, ka reagur kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook dhe një foto krah Bendos, Rama shkruan se Bendo nuk është shkarkuar, por ka dhënë dorëheqjen.

Rama shkruan se Bendo do të mbajë detyrën e Këshilltar të Kryeministrit për Reformën e Institucioneve të Sigurisë.

“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama në Facebook.

 

Të fundit