Flash News

Ditari i Maxhorancës

U përfol se do zëvendësonte Lleshajn/ Votoi kundër emërimit të Çuçit në Parlament, sqaron Kodheli: Nuk kisha syzet, ishte lapsus

U përfol se do zëvendësonte Lleshajn/ Votoi kundër

Deputetja e PS, Mimi Kodheli e ka cilësuar një lapsus votën kundër emërimit të Blendi Çuçit si ministër i Brendshëm në vend të Sandër Lleshajt pasi dha dorëheqjen për shkak të protestave të nxitura nga vrasja e Klodian Rashës në 8 dhjetor.  

Në një lidhje telefonike në ‘Open’, Kodheli tha se në momentin e votimit nuk ka patur syzët dhe e ka votuar gabimisht.

Është pa dyshim një lapsus. Në ato momente nuk kisha syzet kur votova, jam në një moshë që kam nevojë për syze. Kam menduar se ishte për dekretin e presidentin që do ta votoja kundër. Për ata dy persona, Çuçin dhe Ekonomin do të ngrija të dyja duart”, tha Kodheli.

Kujtojmë se Kodheli ka qenë një ndër emrat e përfolur se do të zëvendësonte Sandër Lleshajn në Ministrinë e Brendshme.

Të fundit