Flash News

Ditari i Maxhorancës

U përplas me policinë gjatë intervistës në tv, Rama këshillë Andi Lilës: Kujdes mos bën autogol që ditën e parë, politika s'luhet me këmbë

U përplas me policinë gjatë intervistës në tv, Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin e ndodhur me policinë bashkiake në Kavajë dhe ish futbollistit të Kombëtares, Andi Lila.

Në ‘real story’, Rama i përcolli Lilës një këshillë, që të ketë kujdes që të mos bëjë autogol që ditë e parë, pas nisjes së karrierës së tij politike.

“Andi Lilës, i them urime në politikë, por kujdes mos të bësh autogol që ditë e parë në karrierën politike, se tjetër futbolli që luhet me këmbë, tjetër politika. E kam dëgjuar incidentin dhe më thanë që ishte Policia Bashkiake e Kavajës, pastaj kam marrë kryebashkiakun e Kavajës dhe më sqaroi se ishte drejtori i sportit që i kishte thënë largohu.

Zmadhimi i ngjarjeve të tilla janë qesharak. Nuk ka lidhje me mua, apo me qeverinë për të persekutuar persona që kandidojnë për deputetë.

Andi të ketë mbarësi, natyrisht në opozitë se për të fituar do kujtojë fitoret e kombëtares, se me PD do të presë gjatë”, tha Rama.

 

Të fundit