Flash News

Ditari i Maxhorancës

U rendit e dyta në listën e Tiranës, Çomo për ftesën e Ramës: U çudita! Kam votuar gjithmonë PS

U rendit e dyta në listën e Tiranës, Çomo për

Shefja e Spitalit Infektiv, tashmë kandidate e PS për deputete, Najada Çomo tregon si e priti ftesën e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar në listën e Tiranës.

E ftuar në “Radari Informativ” në ABC, Çomo thotë se ka mbetur e habitur nga ftesa që i bëri kryeministri Edi Rama, ndërsa shton se për të ka qenë një vlerësim.

Kam qenë e çuditur në sensin e mirë për ftesën”, tha mjekja.  

Sa i përket bindjeve të saj, nëse janë ato të majta apo të ndonjë drejtimi tjetër, Najada Çomo tha se ka qenë votuese e Edi Ramës, por shtoi se nuk beson se kryeministri e dinte këtë gjë.

Ndërsa, e pyetur nëse e ka lënë përgjysmë “luftën” në frontin e parë në këtë kohë pandemie, Çomo tha se do të jetë në punë deri në pacientin e fundit me Covid-19.

“Puna ime aty është e ditur, edhe në fushën klinike edhe akademike. Besoj në vullnetin e dëshirës që kam për ta bërë punën mirë…Në spital nuk kam munguar. Nuk bëhet fjalë që të mund të ketë pasur menaxhim të pandemisë nga ana politike. Ajo që ju keni parë ne kemi punuar fort, mjekë infermierë, sanitarë. Unë do të vijoj të jem në krye të detyrës deri në pacientin e fundit me Covid.”

Të fundit