Flash News

Ditari i Maxhorancës

U shfaq krah Ramës në Durrës, ish-ministri i LSI i bashkohet PS: Do të sfidojmë çdo vështirësi 

U shfaq krah Ramës në Durrës, ish-ministri i LSI i bashkohet PS:

Ish-ministri i LSI, Lefter Koka i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste.

Një ditë më parë, u shfaq në aktivitetin e PS në Durrës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, sot në rrjetet sociale shkruan se do të përfaqësojë zërin dhe interesin e durrsakëve, shijaksve dhe krutanëve nën siglën e PS.

"PS3 Durrësi , Shijaku dhe Kruja besojnë në misionin tonë.
Kontributi i PS për ringritjen ekonomike dhe sociale, pas situatës dramatike me të cilën u përmballëm pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të përfaqësojë zërin dhe interesin e durrsakëve, shijaksve dhe krutanëve.
Besimplotë se do të sfidojmë çdo vështirësi me energjinë dhe shpirtin e ekipit tonë , për të përfaqësuar shpresën dhe besimin e qytetarëve tanë", shkruan Koka ne Fb. 

Kujtojmë se Koka ishte ndër tre deputetët që nuk pranoi të djegë mandatin në bllok në fillim të 2019-ës bashkë me pjesën tjetër të opozitës së bashkuar.

Koka, ka qenë kryetar i bashkisë së Durrësit (2003 – 2007) duke përfaqësuar PS, ndërsa në 2009-ën vendosi që në zgjedhjet parlamentare t’i bashkohej LSI-së.

Të fundit