Flash News

Ditari i Maxhorancës

U shfaq me kunatin e Bashës? Reagon Dritan Leli

U shfaq me kunatin e Bashës? Reagon Dritan Leli

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar pasi në disa media qarkulluan pamje “të takimit të tij me kunatin e kreut të PD, Lulzim Basha, Erion Isufajn.

Në një postim në rrjetet sociale, Leli mohon të jetë takuar me kunatin e Bashës, madje thotë se nuk e ka takuar asnjëherë.

Për të gjithë ata që nxjerrin çfarë duan e nuk shohin çfarë nxjerrin, me gjithë skenarët e qëndisur, më duhet të them se në videon e publikuar nga media, ndërkohë që është duke u zhvilluar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, jam duke biseduar me inxhinierin e pedagogun vlonjat Idlir Dervishi, në oborrin e Akademisë së Arteve, pranë Universitetit Politeknik, ku Idliri punon! Kunatin e Lulit, as nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë”, shkruan Leli.

Kujtojmë se mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli ka pasur përplasje të vazhdueshme, të cilat u përshkallëzuan pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përplasja u përfol se erdhi pas refuzimit nga ana e Lelit, të propozimit të Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjes së tij në listën e kandidatëve për deputetë. 

Të fundit