Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi takon gjeneralin libanez: Do vijojmë operacionet për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet në Siri

Çuçi takon gjeneralin libanez: Do vijojmë operacionet

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pritur në takim drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb.

Në fjalën e tij për mediat, Çuçi tha se operacionet do të vijojnë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet në Siri.

Nder i veçantë të ritakohesha me Gjeneral Major Abbas Ibrahim, drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë së Libanit dhe me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Z. Marc Ghorayeb. Ata ndodhen në Tiranë për një vizitë dy ditore. I falenderova sërish për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri.

Mirënjohja jonë ndaj tyre do të mbetet e përjetshme. Me Gjeneralin dhe Konsullin, si dhe struktura tona të Policisë së Shtetit po vijojmë punën për riatdhesime të tjera nga ata që kanë mbetur ende pas. Janë operacione të vështira që marrin kohë, por tashmë kemi një përvojë të mirë dhe vendosmërinë e duhur për t’i shkuar deri në fund gjërave”, shprehet Çuçi. 

Të fundit