Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi u përgjigjet akuzave të PD: Nga këto sulme ndihesh komod, kemi dhënë 9 mld lekë subvencione

Çuçi u përgjigjet akuzave të PD: Nga këto sulme

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi ka mohuar akuzat e opozitës se qeverisja aktuale nuk i ka kushtuar vëmendje sektorit të bujqësisë. Ai ka publikuar disa shifra, që sipas tij tregojnë zhvillimin e këtij sektori. Çuçi tha për "Real Story" se fondet që janë investuar kanë ardhur në rritje

"Nga këto sulme ndihesh komod, pasi mund të përballesh me fakte. Sipas tij në mandatin e parë qeverisja socialiste ka alokuar për zhvillimin  e ekonomisë 21. 5 miliardë lekë dhe 2013-2020, 38 miliardë lekë. Ne kemi dhënë për bujqësinë dyfish më shumë subvencione se PD.

Ne kemi dhënë 9 mld lek subvecione. Po të shohim rezultatet e eksporteve shifrat flasin vet. Rritja e sipërfaqeve të serave, forcimi i pikave të grumbullimit, forcimi i sektorit të agropërpunimit kanë dhënë rezultate. Eksportet e sektorit bujqësor në vitin 2019 kanë qenë 300 mijë tonë", tha Çuçi.

Të fundit