Flash News

Ditari i Maxhorancës

Universitetet fillojnë vitin e ri akademik online, Evis Kushi: Rrethana që s’mund t’i shmangim, vendimi nuk ishte i lehtë

Universitetet fillojnë vitin e ri akademik online, Evis Kushi: Rrethana
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Sot nis viti i ri akademik në universitete. Në një deklaratë publike gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë  hapëse të 10 vjetorit të Universitetit të Forcave të Armatosura, ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se mësimi online është një sakrificë e të gjithëve.

Kushi tha se nuk është aspak e këndshme për të të uroj vitin e ri akademik me auditore bosh, por në rrethanat që ndodhemi kjo është e pashmangshme. Ministrja e Arsimit theksoi se ajo ishte e qëndrimit që mësimi të niste në auditore dhe më pas të vijohej online, por që Komiteti i Ekspertëve vlerësoi se kjo nuk ishte e mundur.

 “Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, sfidues si asnjë vit tjetër më parë. Për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin. Dhe nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo. Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.

Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, nuk është aspak i lehtë. Prandaj si ministre arsimit, dua forcë dhe fleksibilitet. Është shumë e vështirë të menaxhojmë situatën duke ndjekur dhe metodat specifike. Jam informuar se janë marrë të gjitha masat për nisje dhe vazhdim të mbarë të vitit akademik. Vështirësitë s’mund të ndalin të vijojmë me paktin për universiteti, si prioriteti për shërbime më të mira ndaj studentëve.Pa u zgjatur më shumë, dua t’ju kujtoj se për asnjë moment mos neglizhojmë rregullat. Me shpresë në momentin më të parë t’i kthehemi normalitetit, jo vetëm në universitete, por në jetë. E di që së bashku do bëjmë më të mirë, do kapërcejmë sfidat, do ia dalim”, tha Kushi.

Të fundit