Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ushtrova talentin e lypsarit”, Rama replikë me Metën e Fugën për vaksinimin e personaliteteve: Nuk them të marrim Bujar Nishanin

“Ushtrova talentin e lypsarit”, Rama replikë me Metën e

Kryeministri Edi Rama është ndalur në procesin e vaksinimit në Shqipëri, ndryshe nga disa vende që sipas tij ende nuk kanë marrë asnjë dozë.

Sipas Ramës, vazhdojë diskutimet për doza të tjera, ndërsa brenda marsit përfundon vaksinimi për mjekët e infermierët dhe azilet e të moshuarve.

Tjetër është Gjermania, tjetër Italia, jemi ne dhe 140 shtete që nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine.

Nuk jemi në këtë kategori, por s’jemi as në kategorinë e Izraelit që ka vrapuar më shumë nga të gjithë se bëri kontratën e parë me Modernën dhe Pfizer, pasi CEO e dy kompanive janë hebrenj, vuri bast të madh me trefishin e çmimit, duke rrezikuar se nëse vaksina nuk aprovohet lekët ikin në lumë. Ne bëmë sforcon tonë, takuam CEO në Neë York.

Ushtrova talentin e lypsarit për raste të tilla dhe ja dola të marrim një kontrate. U vonua kur Pfizer bllokoi furnizimin per Evropën për të shtruar degën e linjave të prodhimit. Tani ka nisur lëvrimi. brenda marsit saia që do vinte do të vijë. Jemi në diskutime me të tjerë për sasira të tjera vaksinash, ndërsa me Pfizer kontaktojmë cod ditë për të afruar dozat. Kjo është situata.

Brenda marsit mbarojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, brenda disa ditësh në azilët e pleqve. Është diçka që nuk është thënë në media, sepse nuk merren me lajmet e mira, por të zmadhojnë gjysmë të vërteta që janë gënjeshrtrat e mëdha, që ne kemi 700 të moshuar që janë pa njeri dhe kemi rreth 300 personel.

Nuk kemi patur raste sic ka ndodhur në Francë që u shuan plotësisht sepse të gjithë të moshuarit humbën jetën aty dhe nuk kemi patur për arsye se personeli ynë është mbyllur brenda bashkë me të moshuarit, janë garantuar për të mos u sjellë virusin nga jashtë,

Janë njerëz që kanë bërë sakrificë të jashtëzakonshme, janë nëna që kanë lënë familjet e tyre për muaj të tërë”, thotë Rama.

Kryeministri është ndalur sërish te kritikët e vendimit për vaksinimin e personaliteteve 80+. Konkretisht, Rama iu përgjigj presidentit Ilir Meta dhe akademikut Artan Fuga,

Nisim ditën e diel vaksinimin e moshës mbi 80 vjet e lartë. Kur thashë se do nisim me personalitet që i kanë dhënë shumë shoqërisë sonë dhe që nuk duhet t’i kujtojmë kur marrim lajmin e hidhur se ndahen nga jeta. Sot duhet të kujdesemi për personalitetet 80+, jo po hajde të marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmë .

Një filozof thoshte gjenocid, presidenti ndarje klasore, diktaturë që të vaksinosh Tinka Kurti, Anesti Kondilin një njeri që i ka dhënë tërë jetën mjekësisë, apo Alfed Moisiu”, u shpreh kryeministri.

   

Të fundit