Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Vajti kilja e vajit sa e mjaltit", Rama replikon me komentuesin për rritjen e çmimeve

"Vajti kilja e vajit sa e mjaltit", Rama replikon me komentuesin

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me qytetarët në rrjetet sociale. Në një postim të kreut të qeverisë për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti, një qytetar i ka kërkuar “llogari” për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Komentuesi shkruan: Bravo me këtë rast rriten çmimet e ushqimeve pak më shumë e rrogat po aq… Mos ndërto më shkolla se vajti kilja e vajit si kile mjaltit.

Ndërsa Rama i ka kthyer përgjigje, duke i thënë se sistemi është ndërruar në vitin 1990 dhe se çmimet i përcakton tregu dhe jo shteti.

Kundërpërgjigjia e Ramës: Po çfarë lidhje ka ndërtimi i shkollave me kilen e vajit! I dashur ne e kemi ndërruar sistemin në vitin 1990 dhe çmimet në këtë sistem i përcakton tregu, jo shteti, quhet kapitalizëm, jo komunizëm.

"Vajti kilja e vajit sa e mjaltit", Rama replikon me komentuesin

Të fundit