All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Pasi iu bashkua PS, vajza e Bashkim Finos emërohet zv/ministre e Punëve të Jashtme

All - Paragraf - 1

Pasi iu bashkua PS, vajza e Bashkim Finos emërohet zv/ministre e

Megi Fino, e bija e Bashkim Finos ka marrë postin e rëndësishëm me vendim të Këshillit të Ministrave.

All - Paragraf - 3

E bija e deputetit, i cili humbi jetën nga Covid-19 disa muaj më parë, është emëruar zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. 

Vendim

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Në 12 qershor, Megi Fino mbajti një fjalim në Kongresin e Partisë Socialiste. Gjatë fjalimit, ajo njoftoi se tashmë është anëtare e re e Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se kjo ishte pikërisht një dëshirë e madhe e babait të saj të ndjerë Bashkim Finos.

Të fundit