Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Vaksina antiCovid falas, por jo e detyrueshme!" Rama-opozitës: Na marrshin të keqen kush thotë se jemi qeveri oligarkësh

"Vaksina antiCovid falas, por jo e detyrueshme!" Rama-opozitës:
Në foto: Kryeministri Rama në konferencën me gazetarët

Kryeministri Rama, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, dhe Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kanë zhvilluar sot një konferencë për shtyp, pak pas kthimit pas në Kuvend të projekt-buxhetit për vitin 2021 nga Presidenti Meta.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka hedhur poshtë argumentat e Metës se projekt-ligji nuk parashikon një mbështetje të mjaftueshme për qytetaqrët për të përballuar pandeminë dhe pasojat e saj.

“Buxheti i vitit të ardhshëm jep mbështetje financiare për ata që janë në nevojë, familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët, gjithë bluzat e bardha do të kenë një rritje të qenësishme të pagës së tyre, po të kthehemi në kohë para 7 vitesh, infermierët paguheshin me 36000 lekë”, tha Rama.

Referuar vaksinimit ndaj COVID-19, Rama është shprehur se vaksina anti-Covid do të jetë falas, por jo e detyrueshme.

Po bëjmë luftë për të garantuar vaksinimin falas, nuk do të jetë e detyrueshme por këdo që dëshiron të vaksinohet ajo do të jetë falas. Mbani parasysh që do vijojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit, që i humbën ato nga tërmetet. Mbani parasysh shkollat, i keni parë që janë shkolla pa asnjë dallim me ato në Europë, pavarësisht se ku ndodhen”, deklaroi Rama, shtuar se: “Kush i thotë kësaj qeverie që është qeveri pakice e 10 oligarkëve e të pasurve i merr të keqen, sepse e kundërta është e vërtet. Është dashur të vijë kjo shumicë para 7 vitesh e 2 muajsh të ulet në tryezë që të bëjë detyrën që të pasurit të paguajnë më shumë e ata që fitojnë pak të paguajnë më pak. Kush thotë që në Shqipëri e mori flama biznesi ne vogël nuk dinë cfarë flasin…”.

Të fundit