Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vaksina e parë kundër covid-19, Rama tregon kur pritet të vijnë sasitë e para në Shqipëri

Vaksina e parë kundër covid-19, Rama tregon kur pritet të

Një vaksinë e zhvilluar bashkërisht nga kompania gjermane BioNTech dhe firma amerikane Pfizer ka rezultuar 90% efektive për parandalimin e infeksioneve me COVID-19 sipas provave të fazës së tretë.

Njerëzit në Europë dhe botë shumë shpejt pas licencimit do të kenë në dispozicion vaksinën premtuese kundër virusit dhe shpërndarja do të bëhet sipas madhësisë së popullsisë.

Por kur pritet të vijë ajo në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama tha në ‘Open’ se sasitë e para pritet të vijnë në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

“Sasitë e para do jenë të disponueshme në muajin mars, prill”, tha Rama.

"Greqia i merr në janar, mund ta kemi edhe ne sepse me Greqinë po përgatisim një alenacë. Po krijohen disa aleanca mes shtetesh, Greqia ka shprehur disponibilitet me ne. Mund ta kemi edhe ne, por varet si do definohen këto aleanca", shtoi Rama. 


 

Të fundit