Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vaksinat e para nga ‘vendi mik’, Rama tregon si mbërritën në Shqipëri: E kam kërkuar si lypsi më i dalluar

Vaksinat e para nga ‘vendi mik’, Rama tregon si mbërritën

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje lidhur me mbërritjen e rreth 1 mijë dozave te para të vaksinës anti-Covid në Shqipëri, por sërish nuk e zbuloi se cili është vendi mik që ia ofroi Shqipërisë.

I ftuar në ‘Open’, Rama tha se vaksinat kanë mbërritur të shoqëruar me njësi speciale sigurie si vendet perëndimore, por pa u bërë transparente për publikun.

Rama tha se ka qenë dhuratë për Shqipërinë nga një vend që sipas tij është e rrethuar nga shtete që po kërkojnë vaksina.

Rama: Vaksinat kanë ardhur me mjetin e transportin, por s’mund tua them

Vasili: Pse kaq sekrete?

Rama: Kanë qenë të shoqëruara deri në Shqipëri me njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe një njësi speciale sigurie. Nga pikëpamja e transportit vaksinat kanë ardhur njësoj.

Ai vend mik eshte i rrethuar nga shtete që kërkojnë. Kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë që unë e kam kërkuar si lypsi më i dalluar nga të gjithë ata që kanë kërkuar për vendet e tyre.  

Në një kohë të dytë do të thuhet. Jetojmë në një kohë në kushte aq të ngatërruara dhe të panjohura më parë për botën, ku vaksinat janë bërë si nafta në kohën e krizës së naftës.

Nën rrogoz zhvillohen bisedime nga të 4 anëtar. Një pjesë të vendeve të BE janë më të mbuluar, një pjesë janë zbuluar. Rajoni ynë është lënë zbuluar se nuk është përfshirë në skemën e shpërndarjes së parë që bëri BE.

Një sërë vendesh po presin Covax, nuk e kanë nisur ende vaksinimin.

Të fundit