Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Valët e muzikës përhapin virusin”, Rama ironizon debatet televizive me “perlën” e Klosit: Ndihmë e madhe sikur të ulej pak zëri siç këshillon ministrit  

“Valët e muzikës përhapin virusin”, Rama ironizon

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar debatet televizive, duke shfrytëzuar edhe deklaratën e çuditshme të ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, i cili pak ditë më parë tha se “Valët e muzikës përhapin virusin”.

Në një dalje për mediat, ku Rama komunikoi se nga e enjtja hyn në fuqi vendimi për mbajtjen e maskave kudo, brenda dhe jashtë, Rama kërkoi që të ulej pak zëri nëpër studiot televizive.

Gjobën nuk do ta marrë era. Masa do jetë edhe më e rendë, për punonjësit shtetit pasi do jenë të parët që do tregojnë shembullin e zbatimit të urdhrave të qeverisë. Të mërkurën publikohet akti normativ me shqetësimet tuaja specifike.

Po sikur të ulej pak zëri nëpër studio, duke mbajtur parasysh edhe këshillën e ministrit të mjedisit për punën e valëve do ishte edhe kjo një ndihmë e madhe”, përfundoi fjalën e tij Rama.

 

Të fundit