Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vali Bizhga kandidate për Presidente? Rama: Është thashethem

Vali Bizhga kandidate për Presidente? Rama: Është thashethem

Vali Bizhga, është një nga emrat më të përfolur si kandidate për Presidente, duke i cilësuar edhe si “e preferuara” e PS për këtë post.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur propozimin e mundshëm të Bizhgës si Presidente e re, duke e quajtur gjithçka një thashethem dhe duke mohuar të jetë një lajm i vërtetë.

“Ky procesi i zgjedhjes së Presidentit është një proces që stimulon maksimalisht thashethemet. Dhe përfshihen në vorbullën e thashethemeve gjithfarë emrash dhe njerëzish, në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre afre, Siç është edhe rasti në fjalë. Kshuqë përgjigjia ime është negative, sepse nuk ka asnjë të vërtetë në të”, u përgjigj Rama.

Vali Bizhga njihet për marrëdhënien e saj të ngushtë me kryeministrin Rama, pasi të dy kanë punuar së bashku në Bashkinë e Tiranës dhe më pas Bizhga u caktua në gusht të vitit 2013, në postin e drejtoreshës së kabinetit të kryeministrit.

 

Të fundit