Flash News

Ditari i Maxhorancës

Valteri: Ju bashkova PS-së me ftesë të Ramës si forcë fituese, opozita pazar i gjësë së gjallë

Valteri: Ju bashkova PS-së me ftesë të Ramës si forcë

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti Halit Valteri dha arsyet e tij pse ju bashkua listës së PS-së në kryeqytet.

Valteri: I jam përgjigjur ftesës së kryeministrit Rama për të qenë pjesë e ekipit të tij fitues, me një kusht të vetëm; që të jem në fund të listave, për të treguar se sa fuqi kam dhe sa vlerë. Jam pjesë e një force qeverisëse që ka një program dhe një vizion shumë herë më të mirë se sa pazari i gjësë së gjallë në kampin politik tjetër.

Ata nuk kanë ideal, por vetëm llogari të ftohta matematike për që të qenë në Kuvend. Përballë një ekipi që i ngjan pazarit të gjësë së gjallë mora këtë vendim. Nuk mund të jesh pjesë e një skuadre që gjithmonë dështon.

Të fundit