Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vasili rezultoi i infektuar, Spiropali ironizon opozitën: Mona thotë ‘Covidi nuk ekziston’, Likja bredh pa maskë, Luli, kryetar i frontit të shpartalluar

Vasili rezultoi i infektuar, Spiropali ironizon opozitën: Mona thotë
Foto Ilustruese/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas infektimit të nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Spiropali nuk e ka kursyer ironinë në drejtim të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe opozitës sa i takon situatës së COVID-it, teksa shprehet:

“Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani. Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. #vajmedet”, shkruan Spiropali.

Të fundit