Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vdekja e Lear Kurtit, Rama mbron policinë: Bënë punë dinjitoze, fajin e kanë 'gogolët'

Vdekja e Lear Kurtit, Rama mbron policinë: Bënë punë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti, një ditë më parë. I riu humbi jetën pas shoqërimit në polici për shkak se dyshohet se kishte me vete një sasi lënde kokaine.

Nga një takim në Elbasan, Rama mori në mbrojtje Policinë e Shtetit duke thënë se në mënyrë korrekte dhe dinjitoze, u pezulluan nga puna tre efektivët që kishin shoqëruar Kurtin në ambientet e komisariatit.

Rama ja adresoi sërish fajin opozitës, kur risolli në vëmendje protestat për vrasjen e Klodian Rashës, rast që në fakt u vërtetua se plumbi që i mori jetën doli nga arma e efektivit Nevaldo Hajdaraj.

“Kanë që dje që akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri. Ndërkohë që në mënyrën më korrekte, serioze, dinjitoze, ka pezulluar personat që të mos jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi…Është mjekësia ligjore që bën punën e vet. Nuk ka asnjë arsye që të ketë pasur arsye nga jashtë, të ketë qenë gjë e bërë me të keq. Të gjithë presim autopsinë, raportin mjeko-ligjor e me radhë. Cfarë qeniesh janë këta që u dalin njerëzve si gogolë në ekrane…E vrau policia sepse duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte, të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan të nxjerrin njerëzit rrugëve,” tha Rama.

Të fundit