Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj ftesë Metës: Hajde garo për kryetar Bashkie në Tiranë; do e bëj Bashën votues të PS

 Veliaj ftesë Metës: Hajde garo për kryetar Bashkie në

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar presidentin Ilir Meta të garojnë në zgjedhjet e ardhshme për kryebashkiak në Tiranë.

Duke folur në "Repolitix”, Veliaj e sfidon se në këto zgjedhje do të shikohet se kush është më i mirë.

“Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, president që do të bëjë punët që janë poshtë tij s'kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë", tha Veliaj.

Veliaj tha po ashtu se ndaj tij PD nuk ka ngritur asnjë padi. Sipas tij, të gjitha janë vetëm deklarata për mediat.  

"E vërteta është që patjetër që do mundohem ta bëj edhe Bashën votues të PS-së. Mjafton të shohësh asetet e tij dhe ekonominë e tij, edhe shtëpitë i janë shtuar, edhe ekonomia, si në deklarimin e pasurive, edhe të familjarëve të tij është rritur”, tha Veliaj.

Të fundit