Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj reagon për vrasjen e Klodian Rashës: Ai që bëri gabimin do mbajë përgjegjësi

Veliaj reagon për vrasjen e Klodian Rashës: Ai që bëri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për vrasjen e Klodian Rashës dhe protestën e djeshme të zhvilluar në kryeqytet.

Teksa vizitoi dy familje të cilave i janë rindërtuar shtëpitë pas tërmetit, Veliaj tha se e kupton dhimbjne që ndjen familja e të ndjerit pasi është vetë prind dhe kanë të drejtë që mërziten.

Ai theksoi se personi që ka bërë vrasjen e dy ditëve më parë duhet të mbajë drejtësi, dhe për çështjen duhet të jepet drejtësi jo si në ’21 janar’ që nuk ndodhi diçka e tillë.  

“Unë jam babai i një djali të vogël dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë sesa të humbësh fëmijën. Një ditë do kesh vetë fëmijë (i drejtohet banorit të shtëpisë së re) dhe do e kuptosh çfarë dhimbjeje është kur të sëmuret, e jo më ta humbasësh. Ajo familje është zemërthyer dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur, këtë s’e luan topi. Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin – rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë. Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur e shfryn mërzinë, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që shteti të vriste dhe pastaj bëheshin heronj. Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, e mirëkuptoj totalisht", u shpreh Veliaj.

Të fundit