Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vendimi i EMA-s për AstraZeneca, reagon Rama: Vaksinim që të dalim nga tuneli i pandemisë, drita ka nisur të duket

Vendimi i EMA-s për AstraZeneca, reagon Rama: Vaksinim që të

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama pas vendimit nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e cila konfirmoi se vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca janë të sigurta dhe nuk është provuar se shkaktojnë mpiksje të gjakut.

Në një reagim në facebook, Rama apelon që vaksinimi të vijojë për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA 

Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, shkruan Rama.

Kujtojmë se 13 shtete evropiane e pezulluan vaksinimin me dozat e kompanisë britanike, pas raportimit se disa persona patën mpiksje gjaku pasi injektuan vaksinën e AstraZeneca.

Të fundit