Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vendimi për mosgjobitjen e kompanive prodhuese të miellit, Ahmetaj: Besoj te profesionistët!

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka mbështetur vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur 4 kompanitë që rritën çmimin e miellit.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e Financës dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, Ahmetaj u shpreh se i beson profesionalizmit të Autoritetit të Konkurrencës, të cilët sipas tij, kanë bërë një investigim të thellë për të arritur në përfundimin se nuk ka monopol në tregun e miellit.

“Kam shumë besim te autoriteti i Konkurrencës, janë profesionistë shumë të thelluar në fushat e tyre. Edhe si një Ent i pavarur e respektoj vendimin e  tyre. Sa më përket mua, vendimi që nuk ka monopol në tregun e miellit dhe nuk ka marrëveshje horizontale siç referohet teknikisht në këto raste, besoj se kanë bërë investigim të thellë dhe kanë votuar me përgjegjshmëri qytetare, institucionale dhe profesionale,” është shprehur Ahmetaj.

Një ditë mëparë Autoriteti i Konkurrencës rrëzoi kërkesën për të gjobitur 4 kompanitë lidhur me rritjen e çmimit të bukës dhe lëndë së parë, miellit.

“Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobë ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit,” deklaroi Autoriteti i Konkurrencës.

 

 

Të fundit