Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vetëvrasja e pacientit të 3-të me COVID tek 'Shefqet Ndroqi', Balla: Raste të tilla ndodhin dhe në botë! Opozita të heq dorë nga fyerjet ndaj mjekëve

Vetëvrasja e pacientit të 3-të me COVID tek 'Shefqet
Numri 2 i socialistëve, Taulant Balla

Kreu i Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se takimi i sotëm me drejtuesit e qarqeve të PS-së, ishte për të diskutuar mbi adresimin e problematikave të qytetarëve.

Balla ka bërë me dije se në mbledhjen e zhvilluar në selinë rozë kanë marrë pjesë edhe ministrat. Numri dy i socialistëve u ndal edhe tek situata e krijuar prej pandemisë, duke i bërë thirrje opozitës që të mos bëjë politik me një emergjencë shëndetësore.

 “Ka pasur një raportim të ecurisë së punëve tona organizative. Në vëmendjen tonë të përhershme janë dhe problematikat që ngrenë qytetarët. Edhe në mbledhjen e sotme ka pasur një raportim të të gjitha çështjeve. Përveç drejtuesve politik të qarqeve, në mbledhjen e sotme ishin dhe ministrat, për të ndjekur çdo lloj problematike. Vëmendja jonë është për njerëzit, ndaj dhe qasja jonë për të adresuar problematikat e tyre është e vetmja.

Ne vijojmë një komunikim të vazhdueshëm në çdo cep të territorit. Shpreh mbështetjen time dhe të kolegëve të mi për të gjithë bluzat e bardha, që janë në krye të detyrës, por kryesisht në qendrat spitalore, ku po përballen me të sëmurët. Ju shpreh falënderimet më të sinqerta për një punë të shkëlqyer që po bëhet. I bëj një thirrje miqësore politikanëve të së keqes, që të heqin dorë nga politika djallëzore dhe fyerjet e padrejta që iu adresojnë atyre që janë në krye të detyrës. Nuk ka asnjë opozitë kaq djallëzore në botë që të bëjë politikë me këtë situatë”, tha Balla.

I pyetur për ngjarjen e rëndë që ndodhi tek “Shefqet Ndroqi”, kur një tjetër pacient i infektuar nga COVID 19 kreu vetëvrasje, Balla shprehet se raste të tilla kanë ndodhur edhe në botë.

“Raste të tilla kanë ndodhur dhe në botë. Ju shpreh ngushëllime familjarëve. Më vjen keq për përpjekjen e katër politikanëve të së keqes, që sot mundohen të përdorin fatkeqësinë për llumin e tyre politik”, u shpreh Balla.

Mirëpo, a po iu rrezikojnë jetën qytetarëve duke i thirrur herë pas here në miting teksa jemi ende në perjudhë pandemie? “Nuk dua t’i përgjigjem pyetjes. Nuk ndodh në asnjë takim tonin të ketë qytetarë pa maska, me përjashtim të atyre që e kanë kaluar Covid-in”, tha Balla.

Të fundit