Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vettingu në Policinë e Shtetit, pasuria e efektivëve do të kalojë në sitën e Ardi Veliut

Vettingu në Policinë e Shtetit, pasuria e efektivëve do të

Kuvendi ka miratuar mbrëmë pas mesnate ndryshimin në ligjin “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, i ndryshuar”, i njohur ndryshe edhe si procesi i vettingut.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tregoi në Kuvend mënyrën se si do të realizohet procesi i përqëndruar kryesisht në ato struktura që janë me risk të lartë korrupsioni.

“Organizmi monitorues antikorrupsion dhe padiskutim më seriozi brenda Këshillit të Europës, në raundin e fundit të vlerësimit të integritetit në institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, rekomandoi rishikimin e ligjit, citoj “me qëllim kufizimin e subjekteve duke u përqëndruar tek nivelet menaxheriale, në strukturat me risk të lartë korrupsioni, në rastet e ngritjes në detyrë, të ecurisë në karrierë dhe rritjes në gradë”. Në fund të muajit, delegacioni shqiptar do të raportojë në Këshillin e Europës për përmbushjen e këtij rekomandimi”, tha Çuçi.

Struktura përgjegjëse për vlerësimin e pasurisë së efektivëve, sipas Çuçit, do të jetë Agjencia e Mvbikëqyrjes Policore, ndërsa periudha e vlerësimit fillon nga viti 2008 e në vijim.  

“ILDKPKI, si institucioni më i specializuar do të bëjë vlerësimin pasuror, duke rritur besueshmërinë e procesit. Është shtuar gjjithashtu detyrimi i subjektit për testin e narkotikëve, si dhe dhënia e mundësisë për strukturën ku bën pjesë subjekti. Shtimi i barrës së provës për subjektin, si element i rëndësishëm i çdo hetimi administrativ”, shtoi Çuçi.

Ardi Veliu, si ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është akuzuar fajtori kryesor për një sërë vrasjesh dhe krimesh që edhe sot kanë mbetur të pazbardhura dhe pa autor. Opozita e ka kritikuar vazhdimisht qeverinë për rikthimin e Ardi Veliut në radhët e Policisë së Shtetit dhe për t’i besuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Të fundit