Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Heshtja e pazakontë e Ballukut për festat e Nëntorit

Video/ Heshtja e pazakontë e Ballukut për festat e Nëntorit

Në kontrast me shumicën e zyrtarëve që mbushën rrjetet sociale me urime për festat kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, Belinda Balluku këtë vit ka zgjedhur heshtjen.
Zv.kryeministrja e pezulluar, e cila çdo vit shfaqej e buzëqeshur dhe e zellshme në mesazhet patriotike, ka munguar plotësisht në këtë 2-ditësh simbolik për shqiptarët.

Kujtojmë se vetëm një vit më parë, gjatë një aktiviteti në Fier, Balluku deklaronte me patos se “Sot, më shumë se kurrë, jemi krenarë që jemi shqiptarë”. Këtë 28–29 Nëntor, ajo nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Nuk dihet nëse do të vijë një urim i vonuar nga ana e saj, por deri në ndonjë komunikim zyrtar, heshtja mbetet domethënëse.

Të fundit