Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Vendi "nën pushtetin" e flakëve, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për të shkuar në Vermosh

Video/ Vendi "nën pushtetin" e flakëve, Rama përdor

Teksa në vend zjarret janë kthyer në një shqetësim serioz, pasi u regjistrua edhe një viktimë, kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin e ushtrisë për të udhëtuar nga Himara për në Vermosh për të inauguruar pikën e re kufitare me Malin e Zi dhe më pas është kthyer sërish.

Kanë qytetarët që i kanë bërë video kryeministrit në helikopter te fusha e sportit në Himarë. Këto pamje që kanë qarkulluar në internet dhe media kanë ngjallur reagime të shumta dhe kritika për Ramën.

Ata e kanë cilësuar të papranueshëm përdorimin e helikopterit ushtarak nga kryeministri, ndërkohë që mund të ishte vendosur në dispozicion për shuarjen e flakëve.

Kujtojmë se në një pjesë të madhe të kohës, ka qenë vetëm një helikopter që ka punuar për shuarjen e flakëve, pasi nuk ka pasur të tjerë.

Ndërsa disa vatra vendosen nën kontroll, të tjera aktivizohen. Flakët vazhdojë të djegin siperfaqe të konsiderueshme toke. Një ditë më parë një i moshuar humbi jetën si pasojë e tyre, ndërsa një ushtar u asfiksua dhe mori ndihmë mjekësore.

Të fundit