Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vijon përplasja PS-Leli, anëtarët e Këshillit Bashkiak kërkojnë mbledhje urgjente: Të jetë Rama prezent

Vijon përplasja PS-Leli, anëtarët e Këshillit Bashkiak

45 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Vlorës kërkojnë një mbledhje urgjente jashtë radhe për t'u ballafaquar me kryebashkiakun Dritan Leli lidhur me shqetësimet e komunitetit të qytetit bregdetar për gjendjen e shërbimeve vendore.

Ata e cilësojnë si situatë alarmante gjendjen e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve. Teksa lëvdojnë qeverinë, këshilltarët bashkiak shënjestrojnë kryebashkiakun Dritan Leli si fajtor për këtë gjë pasi deklarojnë se: "qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor".

Një nga propozimet e tyre është edhe ngritja e menjëhershme e këshillit për shërbimet publike të Bashkisë Vlorë.

“Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve kërkon reagim të menjëhershëm. Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqetësimet e tyre. Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor”, thuhet në letrën e drejtuar ndaj Migena Ballës, kryetare e Këshillit Bashkiak.

Në mbledhje, propozohet që të ftohen edhe deputetët e Vlorës përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili është njëkohësisht deputet në këtë qark.

Kujtojmë se pak kohë më parë, kryebashkiaku Dritan Leli u akuzua për të njëjtën gjë dhe nga deputeti i PS-së, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Ilir Metaj.

Para zgjedhjeve të 25 prillit ka patur një përplasje të fortë dhe mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës. Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023. Madje, u përfol se Dritan Leli as nuk shkoi fare të votonte më 25 prill.

Vijon përplasja PS-Leli, anëtarët e Këshillit BashkiakVijon përplasja PS-Leli, anëtarët e Këshillit BashkiakVijon përplasja PS-Leli, anëtarët e Këshillit Bashkiak

Të fundit