Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vlora në flakë prej 10 ditësh/ Zv.ministrja e Mbrojtjes: S’kemi situatë jashtë kontrollit, zjarret të ishin parandaluar nga pushteti vendor

Vlora në flakë prej 10 ditësh/ Zv.ministrja e Mbrojtjes:

Prej afro 10 ditësh Vlora ndodhet mes flakëve, pasi janë ndezur vatra zjarri në Tragjas, Radhimë dhe Karaburun, ku po digjen mijëra hektarë pyje. Zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici deklaron se nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i helikopterëve ndërkaq pranon se ata janë në remont.

“Unë e kam ndjekur nga afër operacionin kam qenë në Ksamil dhe tani jam në jug, në Ksamil s'ka qenë e nevojshme përdorimi i helikopterit ndërmjet Forcave të Armatosura. Ishin të mjaftueshme për të shuar flakët dhe parajamëruam një katastrofë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Zgjidhja nuk janë helikopterët i kemi përdorur dhe në raste të tjera. Është në remont shumë shpejt do të jetë në gjendje pune, terreni është i vështire aty ku territory mund t ëmbuloht me mjete të tjera". tha Bici për Report tv.

Ndonëse perfekti i Vlorës ka kërkuar helikopterë, zv.ministrja deklaron se nuk kemi një situatë jashtë kontrollit. Helikopteri është në remont thotë Bici dhe do të përdoret atëherë kur duhet.

“Ne nuk kemi asnjë situatë jashtë kontrollit i bëjnë thirrje perfektit të vlorës dhe të gjithë në Shqipëri të jenë të kujdesshëm në territorin e tyre. Nëse të gjithë instancat do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin sdo ketë nevoje për këto situata, janë të parashikueshme situate e zjarrit në këtë periudhë të nxehtë. Deri tani është përballuar me burime njerëzore dhe mjete të tjera të përballueshme. E kam ndjekur gjithë natën operacionit e Ksamilit dhe falë punës u arrit që të izolohej zjarri për 7 orë e gjysmë. Nuk është çështje helikopterësh, helikopteri është në remont dhe do të përdoret atëherë kur duhet të përdoret. Do përdoret kur të jetë e nevojshme” - shprehet Bici.

Bici e ka pasur topin te pushteti vendor duke thënë se do ishte më mirë që zjarret të parandaloheshin.

“Zonat e mbrojtura kën përgjegjësinë e tyre sepse duhet të kishin marrë masa të mëparshme. Ne nuk jemi këtu për të ndarë përgjegjësitë, por për të bashkëpunuar të gjitha institucionet së bashku. Jemi në verë dhe është e parashikueshmë një gjë e tillë. Do ishte më mirë të parandaloheshin dhe parandalimi vjen nga pushteti vendor sepse ai e  administron territoin e vëtë sepse e ka shtëpinë e vetë”, shtoi më tej ajo.

Të fundit