Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e 2 të rinjve në Malësinë e Madhe, Lleshaj i përgjigjet PD: Ata që s'kanë zgjidhjen, le të heshtin! Kush është djegur, s'mund të jetë alternativë

Vrasja e 2 të rinjve në Malësinë e Madhe, Lleshaj i

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke folur për nivelin e kriminalitetit në vend ka thënë se Shqipëria nuk ka një ‘njollë të zezë’.

Ndërsa citon një deklaratë të një zëdhënësi të PD-së pak ditë më parë referuar ngjarjes së rëndë me vdekjen e 2 të rinjve në Malsinë e Madhe, Lleshaj thotë se përdorimi i krimit si argument elektoral nga partitë politike, dhe kthimi i policisë në një tabelë qitje është e papranueshme.

Policia nuk mund të lihet vetëm dhe të kthehet në një tabellë qitje. Policia ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve ne.

Është parapolitik përdorimi i krimit si argument elektoral. Nëse e kanë të pamundur të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për zgjidhjen, le të heshtin. Ata që janë djegur nuk mund të jenë më një alternativë”, ka thënë Lleshaj.

Të fundit