Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, reagon Lleshaj: E vërteta, ngushëllimi më i madh

Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, reagon Lleshaj: E vërteta,
Foto Ilustruese/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas vrasjes së të riut Klodian Rasha në orët para të mëngjesit të së martës nga një efektiv policie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa i shpreh ngushëllimet familjes Rasha, Lleshaj shkruan se “e vërteta është ngushëllimi më i madh” për ta.

Ministri i Brendshëm siguron familjarët se autoritetet ligjore do të finalizojnë shumë shpejt hetimet në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.

Ndërkaq nuk ka asnjë reagim pas kërkesës për dorëheqje të tij.

Postimi i plotë:

E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH

Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.

Të fundit