Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e 8-vjeçarit, Rama: Drejtësia të japë vendimin më ekstrem. Çfarë thotë për kthimin e dënimit me vdekje

Vrasja e 8-vjeçarit, Rama: Drejtësia të japë vendimin

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fier, ku Klodian Çalamani dhunoi dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

Rama u shprehu ngushëllimet familjraëve, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë që veprojë shpejt dhe të japë vendimin më ekstrem që parashikon ligji.

"Siç të gjithë e keni marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur dhe mbetet e pa ngushëllueshme për prindërit për familjen e të afërmit, humbja e vogëlushit Mateo.

Domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe kështu për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës. Vëllazërisht iu shpreh ngushëllimet prindërve dhe të afërmëve.

Drejtësia duhet të jetë domosdoshmërisht e shpejtë dhe në lartësinë e nevojës së opinionit publik për një reagim me vendimin ekstrem të parashikuar nga ligji i Republikës së Shqipërisë", tha Rama.

Ky i fundit u pyet se përse nuk vendoset dënimi me vdekje për autorët e ngjarjeve të rënda, si ajo e djeshme. Kryeministri e cilësoi të pamundur këtë ndryshim ligjor, duke theksuar se ky lloj dënimi nuk siguron parandalimin e këtyre krimeve. Ai vuri theksin se ky ndryshim ligjor nuk shkon konform interesave të anëtarësimit në BE.

“E mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme të momentit nga një pjesë e madhe e shoqërisë, por çështja e dënimit me vdekje është adresuar kohë më parë, nga të gjitha vendet e BE dhe më gjerë.

Dhe në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para për heqjen e këtij dënimi. Bazuar në shumë analiza dhe shumë fakte. Kanë folur qartësisht që jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie, por edhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Dënimi me vdekje nuk është i mundur dhe as nuk është shkop magjik për të parandaluar këto ngjarje. Këto ngjarje ndodhin në të gjitha shoqëritë", tha Rama.

 

 

Të fundit