Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e Klodian Rashës, Gjonaj: Nuk është si 21 janari apo si Gërdeci

Vrasja e Klodian Rashës, Gjonaj: Nuk është si 21 janari apo si

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ftuar në News 24, komentoi ngjarjet e fundit të ndodhura në vendin tonë, vrasjen e Klodian Rashës, dorëheqjen e ministrit LLeshaj dhe protestat e dhunshme.

Teksa i shprehu ngushëllimet familjes së të riut, Gjonaj tha se ngjarja është shumë e rëndë dhe se veprimi i policit ishte individual.

Ajo gjithashtu tha se ky nuk është një rast që ka ndodhur me një urdhër politik duke e krahasuar me 21 janarin apo Gërdecin,  dhe shtoi se Policia e Shtetit sot nuk krahasohet me atë të PD.

Gjonaj kërkoi që çështja t’i lihet drejtësisë për ta hetuar dhe të dhënë drejtësi.

“Jemi në një situatë paprecedentë. Jeta e humbur e një të riu është një ngjarje shumë e rëndë aq më tepër kur ka ardhur si pasojë e veprimeve të një efektivi të policisë. Dua të shpreh keqardhjen dhe solidarizohem me dhimbjen e madhe të familjes, por nga ana tjetër është një ngjarje e veçuar. Efektivi i policisë ka kryer një veprim personal. Ndodhet në masën e arrestit me burg dhe duhet tua lëmë organeve të drejtësisë të hetojnë. Dua të theksoj se është një ngjarje tërësisht sporadike, tërësisht e veçuar dhe në asnjë rast nuk ka ndodhur me një urdhër politik, ndryshe nga ajo që ka ndodhur disa vite më parë në bulevard kur urdhrat politikë jepeshin nga partia në pushtet apo PD, apo dhjetëra jetë të humbura në rastin e Gërdecit. Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me policinë në kohën e PD. Sot sjellja e efektivëve të policisë ka një ndryshim thelbësor me sjelljen e efektivëve në kohën e PD-së. Ata sjellin rezultate në përballjen e Shqipërisë me krimin. Shqipëria ka dalë nga harta e kultivimit të drogës. Faktet janë kokëforta dhe nuk meritojnë krahasim me policinë në kohën e PD-së. Ka shumë aspekte që duhen përmirësuar por krahasimi është i pavend. Nëse do e shohim si rast sporadik, duhet të kuptojmë që nuk përfaqëson frymën e Policisë Shqiptare. Të gjithë djemtë e vajzat meritojnë një respekt për punën e tyre në përballje me krimin, por dhe në situata të pazakonta siç ka qenë tërmeti apo dhe në kohën e pandemisë”, deklaroi ministrja Gjonaj.

Të fundit