Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e nënkomsiarit, Çuçi: Sot përcjellim ”Dëshmorin e Atdheut”! Asnjë gomone shqiptare e kapur me kanabis në Itali sivjet

Vrasja e nënkomsiarit, Çuçi: Sot përcjellim

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takime homologun e tij austriak Karl Nehamher. Pas takimit, në një deklaratë për mediat, Çuçi u shpreh se policia shqiptare është njëpartner i besueshëm në fushën e sigurisë për vendet evropiane.

“Besoj se sot policia shqiptare për sa i takon fushës së sigurisë është një partner i besueshëm i gjithë vendeve Europiane. Kemi operacione të përbashkëta me policinë europiane, gjermane, austriake me më shumë se 10 vende konkrete për të luftuar emigracionin e jashtëligjshëm,” tha Çuçi.

I pyetur lidhur me vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha dje në Lezhë, Cuçi nuk pranoi të jepte komente, teksa theksoi se lufta me lëndët narkotike ka shënuar majat.

“SHÇBA bën punën e saj para ligjit, mos merruni me këtë çështje, sot do të përcjellim Dëshmorin e Atdheut. E keni gabim, statistika ka, botohen çdo muaj. Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë. Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna, asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit,” u shpreh Çuçi.

Ministri i Brendshëm austriak i shprehu ngushëllimet familjes së nënkomsiarit Hoxha dhe shtoi se së bashku me Çuçin është dakordësuar për trajnimin e njësive speciale shqiptare.

“Patëm biseda shume të frytshme me njëri tjetrin. Duan t’i shpreh ngushëllimet familjes së policit të vrarë dje, dhe po i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ministri i Brendshëm më informoi për ngjarjen dje. Ne folëm për bashkëpunimi policor. Ramë dakord për projekte të përbashkëta. Ramë dakord dhe për programet e  trajtimit për njësitë speciale. Një forcim të bashkëpunimit me luftën e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Ne në këtë kuadër Shqipëria është një partner i rëndësishëm strategjik, i gëzohet edhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, i gëzohemi një bashkëpunimi dhe fushe të përbashkët,” shtoi ministri austriak.

 

Të fundit