Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja në burgun e Peqinit, Manja e quan absurde mbajtjen në qeli të efektivëve të arrestuar

Vrasja në burgun e Peqinit, Manja e quan absurde mbajtjen në qeli

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar që të zbutet masa e sigurisë për punonjësit e burgut të Peqinit, të cilët u arrestuan pas vrasjes së Arben Lleshit.

Manja tha nga Korça se nuk mund të mbahen 12 punonjës policie në qei pa zbardur dinamikën e ngjarjes. Manja, i cili garantoi qytetarët se rendi dhe siguria në vend nuk janë lëkundur, e quan absurd faktin se efektivët të cilët ishin në turn ditën kur ndodhi vrasja në burg, ndodhen në qeli.

"Nuk mund të mbahen 12 punonjës policie me masë sigurimi arrest në burg, pa u përcaktuar dinamika e ngjarjes. Kush e futi armën, si e futi, e kështu me radhë, gjë që i takon ta bëjë prokuroria. Ne jemi të gatshëm dhe jemi vendosur që në momentin e parë në dispozicion të hetimit. Punonjësit e policisë që gjenden sot në burg nuk kanë asnjë mundësi që të ndikojnë mbi hetimin e çështjes. Do të jetë në nderin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që të marrë në konsideratë kërkesën e avokatëve dhe policëve të arrestuar, të zbutin nevojat e sigurimit.

Është absurde të rrinë me masë sigurie arrest në burg 12 punonjës të policisë së burgut në Peqin, për fajin e vetëm se kanë qenë fatkeqë që në atë moment kritik të ndodhjes së asaj ngjarjeje, ishin planifikuar me shërbim. Ne duam të dalin deri në fund përgjegjësitë individuale, qoftë dhe penale, ajo ngjarje të zbardhet deri në fund por s'do të thotë që këta punonjës policie të rrinë në burg", u shpreh ai.

Të fundit