Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaçka në Samitin e Krimesë: Lufta në Ukrainë i ka rrënjët në 2014-ën, bota nuk reagoi siç duhet

Xhaçka në Samitin e Krimesë: Lufta në Ukrainë i ka
Foto Ilustruese

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë pjesë sot në Samitin e Platformës së Krimesë, e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në fjalën e saj, Xhaçka u shpreh se lufta ruse në Ukrainë i ka fillesat e saj që nga pushtimi i Krimesë. Ministrja tha se bota nuk reagoi siç duhej ndaj asaj që e konsideroi shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

“Lufta e tanishme, një luftë e pakuptimtë, kriminale që ka shkaktuar vuajtje dhe shkatërrime të tilla, i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë dhe në faktin se në atë kohë bota nuk reagoi siç duhet ndaj asaj që ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë rendit të bazuar në rregulla. Reagimi i botës ishte i butë”, u shpreh Xhaçka.

Ndërkaq ministrja shtoi se Shqipëria ishte një nga vendete para që dërgoi armatime në Ukrainë për t’iu kundërpërgjigjur pushtimit rus.

“Përpara agresionit të jashtëligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor ishte skena e luftës së fundit në Evropë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka mbështetur në maksimum Ukrainën dhe rezistencën e saj heroike ndaj agresionit, duke qenë një nga vendet e para që dërgoi armatime në Ukrainë”, tha Xhaçka.

Të fundit