Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaçka sqaron çështjen e detit me Greqinë: Jemi në fazën e punës teknike

Xhaçka sqaron çështjen e detit me Greqinë: Jemi në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë sqarime lidhur me çështjen e detit me Greqinë.

Duke folur gjatë konferencës për analizën vjetore të viti 2022 dhe objektivat për vitin 2023, ajo tha se procesi i punës është në fazën teknike.

“Jemi duke punuar me Greqinë për problemet që kemi trashëguar që janë në interes të dy popujve, kemi mirëkuptim për të zgjidhur të gjithë gamën e çështjeve, nuk bëhet fjalë vetëm për hapësirën tregtare, por edhe për shfuqizimin e ligjit të luftës apo efektet juridike që lindin prej tij.

Edhe çështje të tjera të hapura, kemi përfunduar ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për mirëmbajtjen  dy piramidave kufitare, edhe çështja e kufizimit të zonave detare si çështje me interes të ndërsjellët.

Aktualisht jemi në fazën e  punës teknike me një grup të gjerë për të përgatitur këtë negociatë, për të bërë të mundur arritjen e këtij kompromisi. Nuk është vetëm çështja e kufizimit detar, por janë një sërë çështjesh”, tha Xhaçka.

 

Të fundit