Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaçka: Zgjedhjet e 25 prillit ishin më të mirat, bashkëqeverisja me PD do t’i shërbente zhvillimit të vendit

Xhaçka: Zgjedhjet e 25 prillit ishin më të mirat,

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishin zgjedhjet me të mirë organizuara të zhvilluara deri tani. 

Sipas saj, nga ato që po shohim deri tani, kemi pasur një proces vërtet demokratik, një proces që i ka përfshirë të gjitha palët dhe një verdikt të popullit shqiptar se kush do të qeverisë vëndin dhe kush do jetë në opozitë.

"Unë mendoj se zgjedhjet e 25 prillit, ashtu siç e ka thënë dhe raporti i OSBE/ODIHR, ishin zgjedhjet me të mirë organizuara të zhvilluara deri tani. Ne kemi një histori të gjatë, gjatë tranzicionit të kontestimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk ështe çudi për ne që, ata që humbin zgjedhjet të thonë nuk i kemi humbur por besoj, siç kanë folur të gjithë partnerët ndërkombëtarë, siç kanë folur ata që kanë qenë mbikqyrës në këtë process, që të ishte një proces sa më demokratik edhe sa më i lirë dhe i ndershëm, por siç kanë folur edhe institucionet në vend që janë të çertifikuar për organizimin dhe mbikqyrjen e këtij procesi si para zgjedhje ashtu dhe post, siç po shohim në fakt edhe falë medias për të gjithë ato që kanë qënë pretendimet për të gjithë ato kuti që u rihapën për të parë nëse pretendimet ishin me baza apo të pa baza. Po shohim që kemi pasur një proces vërtet demokratik, një proces që i ka përfshirë të gjitha palët dhe një verdikt të popullit shqiptar se kush do të qeverisë vëndin dhe kush do jetë në opozitë." tha Xhaçka në emisionin "Kjo Javë".

Lidhur me "dorën e shtrirë" nga kryeministri Edi Rama drejt PD-së për të bashkëqeverisur, sipas ministres, kjo gjë do t'i shërbente zhvillimit të vendit dhe një konstruktiviteti të politikës për të ecur të gjithë bashkë drej atyre që janë interesat tona kombëtare. Ajo tha se këtë shtrirje dore për bashkëpunim e shikon edhe si një mundësi reale për të ulur tensionin në politikën tonë.

"Besoj që Kryeministri është shumë i qartë në atë që thotë. Do t’i shërbente zhvillimit të vendit. Do t’i shërbente një qetësie, një qetësie të domosdoshme por edhe një konstruktiviteti të politikës për të ecur të gjithë bashkë drej atyre që janë interesat tona kombëtare, shtetërore, ato qe janë prioritetet tona qoftë në aspektin e integrimit të vendit, qoftë në aspetin ekonomik të vendit dhe kështu me radhë. E shikoj një shtrirje të dorës për bashkëpunim edhe si një mundësi realisht për të ulur pak tensionin në politikën tonë. Për fat të keq, gjatë të gjithë këtyre viteve, i gjithe establishmenti politik ka qenë goxha i tensionuar edhe antagonist jo gjithmonë mbi bazë argumentash por më së shumti, nuk po di t’i vendos emrin, një lloj antagonizmi të tepruar, të egzagjeruar dhe asnjeherë konstruktiv. Besoj që pas 30 vitesh ka ardhur koha që edhe ne të sillemi me njëri tjetrin si kundërshtarë dhe armiq dhe të punojmë bashkarisht për ato që janë interesat madhore të vendit dhe për t’u ndarë atje ku ndahen alternativat politike dhe filozofitë të zhvillimt të gjithësecilit por gjithmonë mbi bazën e argumenteve dhe një debati konstruktiv dhe jo si antagonistë, destruktivë dhe jo si armiq por si kundërshtarë ideologjikë dhe politikë." tha Xhaçka

Të fundit