Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj kundër vetingut në politikë: SPAK nuk merret me çështje administrative, Basha me dy standarde

Xhafaj kundër vetingut në politikë: SPAK nuk merret me

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj është shprehur kundër propozimit të PD për vettingun e politikanëve.

I ftuar në Syri Tv, Xhafaj thekson se SPAK nuk merret me çështje administrative, por me penale. Ai shtoi se Basha po flet me dy standarde, pasi tani thotë se e vlerëson SPAK-un, që dikur ka thënë se SPAK nuk ka pasur asnjë rezultat.

“SPAK nuk mund të bëjë vettingun e politikanëve. Kjo sepse SPAK është për të bërë ndëshkimin penal të politikanëve dhe jo për procese administrative.
SPAK ka afër 20 prokurorë, që edhe me këtë ngarkesë që i kemi dhënë është me super ngarkesë, e jo më t’i japim punë shtesë. Ajo që nuk bie dakord me Bashën, është se tha se SPAK ka zero rezultate dhe pastaj shprehet se SPAK duhet që të hetojë, një qasje me dy standarde, non sens duket që nuk qëndron”, u shpreh Xhafaj.

 

Të fundit