Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj me tone të ashpra ndaj maxhorancës: Kuvendi nuk është noteri legjislative, as vend për qoka politike

Xhafaj me tone të ashpra ndaj maxhorancës: Kuvendi nuk është

Ish-ministri dhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, i është kthyer me tone të ashore dhe kritika të vetëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj teksa ju referua raportin të Komisionit Evropian, tha se do të duhe më shumë punë për t’u bërë sa i përket sistemit të drejtësisë. Xhafaj tha se Kuvendi dhe strukturat e tij nuk mund të kthehen në noteri legjislative apo të shërbejnë si një vend ku bëhen qoka politike e buxhetore.

Socialisti kërkoi nga organet e drejtësisë (KLGJ, KLP, PP, SPAK, BKH e ILD) të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të dëshmojnë përballë publikut rezultatet që kanë arritur deri tani nga puna e kryer.

“Në pikëpamjen time ka vend për të reflektuar seriozisht mbi këto përgjegjësi, pasi Kuvendi dhe strukturat e tij nuk janë noteri legjislative dhe nuk mund të shërbejnë si vendi ku bëhen qoka politike e buxhetore apo miratohen ndryshime që plotësojnë ambiciet për më shumë pushtet brenda sistemit të disa drejtuesve të institucioneve të reja të tij ose kërkesave për privilegje shtesë për disa prej tyre apo edhe peng i një procesi formal monitorimi e llogaridhënie të finalizuara me disa rezoluta formale e shpesh të ngjashme nga vitit në vit.

Ka nevojë të ndryshojë metodologjia, procesi llogaridhënës dhe të fuqizohen strukturat e angazhuara me këtë proces duke e hapur atë për shoqërinë civile, median, grupet e interesit etj.

Ka ardhur momenti që KLGJ, KLP, PP, SPAK, BKH e ILD duhet të marrin përgjegjësitë tyre publike, përball qytetarëve. Kuvendi, Media e Shoqëria civile duhet të përfshihen shumë më aktivisht në këtë proces.

Kjo dmth që znj.Llagami, z.Balla, z.Cela, z.Kraja, znj.Hajnaj, z.Metani dhe zëvendësit e tyre duhet të dalin përball publikut dhe të dëshmojnë cfarë po bëjnë, cilat janë rezultatet e institucioneve që drejtojnë, cilat janë reflektimet e përgjegjësitë e tyre për problematikat që vrehen dhe kryesorja për pritshmëritë e qytetarëve ndaj tyre dhe se janë realisht të pavarur në detyrën e tyre”, tha Xhafaj.

Të fundit