Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çyrbja dëshmon në SPAK: Nuk kam përdorur ndonjëherë “Sky Ecc”

Çyrbja dëshmon në SPAK: Nuk kam përdorur

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dëshmuar këtë të premte në SPAK, që pas arrestimit të tij mbrëmjen e 20 Tetorit, dy ditë, pasi kishte dorëzuar mandatin në Kuvend.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-deputeti ka mohuar se ka qenë përdorues i aplikacionit “Sky Ecc”, si dhe po ashtu ka mohuar të gjitha episodet për të cilat akuzohet nga SPAK, ku ka dalë nga bisedat e personazheve të njohur të krimit në Durrës.

“Nuk kam patur kurrë aplikacion Sky Ecc dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata njerëz. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar.” – mësohet se ka deklaruar Çyrbja.

Po ashtu, edhe vëllai i kunatit të tij, i arrestuari Altin Masha e ka mohuar se ka qenë përdorues i aplikacionit “Sky Ecc” dhe të gjitha akuzat e SPAK.

Ish-deputeti akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “përkrahja e autorit të krimit” si dhe “tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Bashkë me të ka rënë në pranga edhe Ahmet Masha, vëllai i kunatit të ish-deputetit Çyrbja, si dhe është rishpallur në kërkim Altin Hajri.

Të fundit