Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zbardhet mesazhi i Ramës për kryebashkiakët e deputetët: PS s’u bëhet mburojë

Zbardhet mesazhi i Ramës për kryebashkiakët e deputetët: PS

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së u ka dhënë disa mesazhe të qarta ministrave, deputetëve apo edhe kryetarëve të bashkisë.

“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, mësohet të ketë thënë Rama.

Ndër të tjera ai ka përsëritur sërish se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”.

Kujtojm që Damian Gjiknuri nuk do të jetë më numri 2 i PS-së, pasi është zëvendësuar me Blendi Klosin, i cili është komanduar përkohësisht si Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Mandati i Gjiknurit nuk i kaloi 2 vite, ndërsa ky vendim i papritur i kryesocialistit Rama vjen pas përmendjes së ish ministrit në dosjen e Ahmetajt për inceneratorët.

Këtë lëvizje Gjiknuri e komentoi shkurt, duke thënë se 'më mirë do të bëhet'.

Të fundit