Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zbardhet raporti i PS: Pse do të votojnë pro arrestimit të Ahmetajt

Zbardhet raporti i PS: Pse do të votojnë pro arrestimit të

Është zbardhur raporti i Partisë Socialiste për Arben Ahmetajn, arsyet se pse ata do të votojnë pro arrestimit të ish-zëvendëskryeminstrit.

Sipas raportit, deputetët socialistë kanë vlerësuar në përputhje me normat ligjore dhe kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ahmetajt.

“Deputetët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, në zbatim të nenit 73 të Kushtetutës, nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, i rekomandojmë Kuvendit:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit, Z. Arben AHMETAJ”, thuhet në raportin e PS.

 

Të fundit