Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zbulohet 'akademia e barinjve' ne Malësinë e Madhe, punësohet një staf i tërë për një konvikt imagjinar

Zbulohet 'akademia e barinjve' ne Malësinë e Madhe,

Roje, magazinier, kuzhinier, punonjës mirëmbajtje dhe kujdestar. Këto janë punonjësit e një "konvikti imagjinar" në Malësinë e Madhe.

Mesa duket kryebashkiaku Tonin Marinaj, ka marrë masa që "konvikti i padëgjuar" më parë të jetë i pasur siç duhet me punonjës.

Kryetari për grupseksionin në strukturat drejtuese të PD në Koplik, Ajran Bajraktari ka bërë publike dokumentin në rrjetet sociale, sipas të cilit fillimisht kanë nisur të punësohet stafi, ndonëse konvikti nuk eksizton.

Si duket, qeveria socialiste ka goditur sërish me nisma sa qesharake si ajo e Akademisë së Barinjve e cila u bë virale që kur u prezantua nga vetë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, aq edhe abuzive si në rastin e konviktit.  

Zbulohet 'akademia e barinjve' ne Malësinë e Madhe,

Të fundit